Kush ishte iniciues i rregullimit të zebrave në Malishevë, dhe a ju përmbajtë komuna vendimit?

Koordinatori i Vetëvendosjes në Malishevë, Alban Krasniqi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook lidhur me ngjyrosjen e zebrave në qendër të Malishevës.

Krasniqi ka thënë se me iniciativë të VV-së ishte miratuar në buxhetin e këtij viti rregullimi i vendkalimeve për këmbësorë, të cilën e ka dokumentuar edhe me fotografi, në të cilën shihet se ishin paraparë që të bëhen matës të shpejtësisë, ndriçimi i vendkalimeve, trotuarë të ngritur pranë shkollave etj.

Më poshtë postimi i plotë:

Ngjyrosja e zebrave me ngjyrë të kuqe në Malishevë nga qeveria komunale është për tu mirëpritur por prapa kësaj po fshihet dështimi për të realizuar projektin për sigurinë e këmbësorëve që Vetëvendosje i kishte vënë si kusht qeverisë Begaj vitin e kaluar kur patëm votuar buxhetin e këtij viti.
Sipas marrëveshjes, komuna është dashur ti rregullojë vendkalimet e këmbësorëve me zebra, të vendos së paku një matës të shpejtësisë si ky në foto, të vendosë shenja sinjalizuese si dhe shtylla për ndriqim të zebrave gjatë natës ngjashëm sikur në komunën e Prishtinës, trotuarë të ngritur, policë të shtrirë si dhe nē fshatrat ku shkollat janē pranë rrugëve që kanë frekuentim të shtuar të veproj ngjashëm sipas përshkrimit në dokumentit (nr. rendor 5) që tregon listën e projekteve të propozuara nga ne dhe të pranuara nga qeverisja Begaj por që nuk po i realizon dot.
Si të pa besë, të pa zotë (për qytetarët) dhe të pa shkollë që janë përveç zebrave asnjë nga kushtet tjera për sigurinë në trafik nuk i kanë përmbushur përfshirë edhe shumë të tjera nga lista.
Vendosja e disa ngjyrave në zebra është përpjekje për ta mbuluar dështimin në zbatimin e projektit në tërësi dhe tregues që paratë e ndara nga buxheti po përfundojnë në xhepat e funksionarëve të Nismës.
Malisheva nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së prapambetur që po na qon kah koha e Ali Bungut.
Andaj, 22 tetori është koha të vendosim për zhvillim dhe jo ngecje, për rregull dhe siguri dhe jo xhungël.