Kush është prokurorja e Kosovës që i ka 67 milionë euro në bankë? (Dokument)

Prokurorja Merita Lumezi, e cila është familjare e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, është njëra nga zyrtaret e larta shtetërore me pasuri më të madhe në Kosovë.

Pasuria familjare e saj ‘peshon’ rreth 70 milionë euro, derisa 67 milionë euro i ka deklaruar se i ka para të gatshme në bankë.

Në fakt këtë pasuri e ka krijuar Albert Lumezi, bashkëshorti i prokurores Merita Lumezi, i cili është drejtor menaxhues i bankës komerciale ‘NLB Prishtina’, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në formularet e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, prokurorja Lumezi ka deklaruar se rreth 66.8 milionë euro i ka para të gatshme bashkëshorti i saj në NLB, ku edhe është menaxher, ndërsa 80 mijë euro i ka para të gatshme prokurorja Lumezi, shkruan ‘Infokusi.com’.

Po ashtu ajo ka deklaruar rreth 700 mijë euro patundshmëri, si dhe veturë në vlerë prej 16 mijë euro.

Prokurorja Lumezi ka deklaruar 16 mijë euro të hyra vjetore nga paga, derisa pagat dhe bonuset e bashkëshortit të saj i ka deklaruar mbi 82 mijë euro në vit.

Përndryshe, Albert Lumezi, bashkëshorti i prokurores Merita Lumezi, është vëlla i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Ai është një nga menaxherët më të njohur të bankave komerciale në vend dhe miliona euro i ka përfituar vite më parë nga shitja e një banke vendore tek banka sllovene NLB. /Infokusi.com/