Kush duhet të ruhet nga gripi?

gripiGripi mund t’ua rrezikojë jetën të gjithë njerëzve, por disa njerëz duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, sepse për ta gripi mund të nënkuptojë më shumë se disa ditë të plogështisë dhe shtrirjes.

Gripi mund të jetë serioz

Simptomat e gripit përfshijnë ethe, kollitje, dhimbje fyti, hundë të zëna, dhimbje të trupit, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës, lodhje, diarre dhe të vjella, transmeton Koha.net.
Gripi është i paparashikueshëm dhe mund të jetë një sëmundje serioze e cila kërkon hospitalizim, dhe ndonjëherë madje edhe të shkaktojë vdekjen.

Edhe pse nga gripi mund të vuajë çdo person, disa njerëz janë në rrezik më të madh të zhvillimit të komplikimeve të rënda, si pneumonia ose bronkiti:
– fëmijët më të vegjël se 5 vjet, por sidomos më të vegjël se 2 vjet
– personat mbi 65 vjet
– shtatzënat.

Personat që vuajnë nga sëmundjet si:
– astma
– çrregullimet neurologjike dhe çrregullimet zhvillimore (paraliza cerebrale, retardimi mendor, distrofia muskulore etj.)
– sëmundje kronike të mushkërive
– sëmundjet e zemrës
– sëmundjet e sistemit endokrin
– sëmundjet e veshkave
– sëmundjet e mëlçisë
– çrregullimet metabolike
– sistemi i dobësuar imunitar për shkak të HIV-it, AIDS-it ose kancerit
– trashësia e madhe (indeksi i masës trupore më i madh se 40)

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit. Vaksina është plotësisht e sigurt dhe nuk mund të shkaktojë shfaqjen e gripit.

Gripi mund të shkaktojë komplikime

Miliona njerëz në mbarë botën as që janë të vetëdijshëm se vuajnë nga disa prej çrregullimeve të mësipërme. Për shembull, një në katër persona, të cilët vuajnë nga diabeti, këtë as që e di. Është e rëndësishme që të jeni të njohur me shëndetin tuaj, sepse vetëm atëherë do ta dini saktësisht se çfarë rreziku i kanoset shëndetit tuaj.

Konsideroni disa fakte:

– Gjatë viteve 2012 dhe 2014, 45% e të rriturve të hospitalizuar për grip vuanin nga sëmundjet e zemrës.
– Numri i njëzetvjeçarëve që vuajnë nga obesiteti dhe trashësia e rëndë është në rritje.
– Gratë shtatzëna përjetojnë ndryshime në sistemin imunitar, në zemër dhe mushkëri, që është arsyeja se pse janë më të prirura ndaj infeksioneve. Shtatzëna që vuan nga gripi ka rrezik të rritur nga abortimi spontan apo lindja e parakohshme.
– Dhjetëra e mijëra fëmijë nën moshën pesëvjeçare nga e gjithë bota çdo vit hospitalizohen për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga gripi.
– Në mesin e fëmijëve më të mëdhenj se 6 muaj janë madje 80 në 90% e vdekjeve të shkaktuara nga gripi tek fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën.

Trajtimi adekuat i gripit është vendimtar

Nëse u përkisni grupeve të rrezikut dhe jeni të infektuar me grip, është e rëndësishme që sa më shpejt të filloni t’i merrni medikamentet e përshkruara.

Ilaçet kundër gripit nuk janë zëvendësim për vaksinën e gripit, e cila është mënyra më e mirë për parandalimin e shfaqjes së gripit. Ilaçet kundër gripit më së miri veprojnë në qoftë i merrni brenda 2 ditëve pas shfaqjes së simptomave të para të gripit.