Kurti: Populli duhet të ngrihet në këmbë

albin_kurtiIsh-lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një ‘para-shtet’ i krijuar.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se me këtë asociacion Kosova po federalizohet.

Kurti ka thënë se Qeveria aktuale i shërben mafies, njësoj siç u shërben familjarëve të vet.

Ai ka bërëve dije se aktivitetet e Vetëvendosjes në kundërshtim të asociacionit do të jenë të përditshme, të paparashikueshme dhe të pandalshme.

Kurti për kryeministrin Mustafa ka thënë se është njeri frikacak, që kurrë nuk bën veprime pa pasur presion të madh popullor.

“Nuk kemi nevojë për një dordolec në Qeveri”, është shprehur Kurti.

Ai ka paralajmëruar se partitë opozitare janë duke punuar për mobilizim kudo në Kosovës dhe, sipas tij, reagimi ka për të qenë popullor