Kurti nesër në Malishevë, takon bashkatdhetarët

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se nesër nga ora 17:00 Malishevën do ta vizitoj Kandidati për Kryeministër nga radhët e këtij subjekti politik, z. Albin Kurti, i cili do të mbaj një takim falënderues dhe informues me bashkatdhetarët, të cilët këto ditë ndodhën në Kosovë.

Po ashtu, nëpërmjet këtij njoftimi Lëvizja Vetëvendosje, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë takim bashkëbisedues, që do të mbahet në kafiterinë “ZANZI” që ndodhet përballë parkut të qytetit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të VV-së: