Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kurti në Malishevë shpalosi platformën e tij për kryetar të VV-së (Foto) – Malisheva Press

Kurti në Malishevë shpalosi platformën e tij për kryetar të VV-së (Foto)

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ishte në Malishevë, ku para aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës ka shpalosur platformën e tij për kryetarë të VV-së. Ai ka thënë se “Sikur ditëve të kaluara e si nëpër qendrat tjera, ashtu edhe sot e diskutuam Platformën për udhëheqjen e re të Lëvizjes sonë. Gjatë gjithë këtyre ditëve qendrat e Lëvizjes i gjenim me një entuziazëm të madh dhe i lenim ato me një shpresë e cila na obligon drejt një pune të pakursyer. Shumë sugjerime të vlefshme kam marr përgjatë kësaj fushate. Në Lëvizjen tonë cilido mund ta ketë fjalën e parë, asnjeri fjalën e fundit. Sepse, çdonjeri prej nesh jep si propozim ide e mendime të ndryshme, përfshirë edhe mua këtu me Platformën, porse ato bëhen qëndrime e vendime nga organet tona, me në krye Këshillin e Përgjithshëm”. Ka thënë mes tjerash Kurti.

Më poshtë gjeni postimin e plotë VV-së:

Në ditën e fundit të fushatës për kryetar të Lëvizjes, zgjedhje të cilat do të mbahen të dielën në të gjitha qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ishim në Malishevë, Rahovec, Gjakovë e Prizren. Sikur ditëve të kaluara e si nëpër qendrat tjera, ashtu edhe sot e diskutuam Platformën për udhëheqjen e re të Lëvizjes sonë. Gjatë gjithë këtyre ditëve qendrat e Lëvizjes i gjenim me një entuziazëm të madh dhe i lenim ato me një shpresë e cila na obligon drejt një pune të pakursyer.

Shumë sugjerime të vlefshme kam marrur përgjatë kësaj fushate. Në Lëvizjen tonë cilido mund ta ketë fjalën e parë, asnjeri fjalën e fundit. Sepse, çdonjeri prej nesh jep si propozim ide e mendime të ndryshme, përfshirë edhe mua këtu me Platformën, porse ato bëhen qëndrime e vendime nga organet tona, me në krye Këshillin e Përgjithshëm, pas diskutimeve shterruese dhe shumicës përcaktuese votuese. Kjo Platformë është veçse pikënisja në rrugën dhe ecjen që do ta bëjmë së bashku për qëllimet e destinimet e përbashkëta.

Nga çështja gjinore për luftimin e pabarazive dhe për solidaritet gjinor, te organizimi edhe sipas profesioneve e vokacioneve dhe jo vetëm si banorë në territor; nga vullnetarizmi edhe për ndihmë qytetarëve e jo vetëm në protestë kundër regjimit, te decentralizimi si për pagat ashtu edhe për buxhetin; nga vendimmarrja kolegjiale në Lëvizje te planifikimi me zbatim dhe mbikëqyrja me vlerësim; nga aktivisti shembull në komunitet te emancipimi progresist i organizatës; na presin shumë punë që nuk do të na lodhin e mërzisin por do të na gjallërojnë dhe lartësojnë.