Kurti në Malishevë i falënderon bashkatdhetarët për kontributin e tyre (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, ka bërë të ditur takimin që mbrëmë është mbajtur me bashkatdhetarët. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe me parë i pranishëm në këtë takim ishte edhe Kandidati për Kryeministër nga radhitëm e VV-së, z. Albin Kurti.

Në këtë takim Kurti ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për kontributin që vazhdimisht kanë dhënë në ngritjen e mirëqenies shoqërore dhe po ashtu për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Lëvizje Vetëvendosje. gjithashtu ai është zotuar se subjekti i tij do të angazhohet vazhdimisht që përfshirja e bashkatdhetarëve në vendimmarrje politike dhe në zhvillim ekonomik të jetë sa më e madhe, thuhet në postimin e VV-së.

Më poshtë keni postimi e plotë të VV-së: