Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kurti mban tubim në fshatin Gurbardh (Foto) – Malisheva Press

Kurti mban tubim në fshatin Gurbardh (Foto)

Në kuadër të aktiviteti politikë, kryetari i porsazgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë ka vizituar fshatin Gurbardh me ç’rast ka bashkëbiseduar me aktivistët e Lëvizjes dhe qytetarët që ishin prezent në këtë tubim. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet faqes zyrtare në facebook të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. Ku përveç tjerash me anë të këtij njoftimi VV bënë të ditur se ka themeluar pikën dhe ka zgjedhur delegatët të cilët do të përfaqësohen në Këshillin e Qendrës.

Më poshtë postimi i plotë i VV-së:

Mbrëmë jemi pritur bujarisht në Gurbardh me ç’rast edhe kemi shtrirë përfaqësimin tonë në këtë fshat, duke themeluar pikën dhe duke zgjedhur delegatët që do të përfaqësohen në strukturat e qendrës sonë.

Në këtë bashkëbisedim me banorët e Gurbardhit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, si dhe veprimtari Gani Krasniqi të cilët theksuan kontributin e Gurbardhit gjatë periudhave vendimtare për kombin përfshirë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku banorët e fshatit hapën dyert për qindra familje duke i dalë në ndihmë deri në vetëmohim popullit dhe UÇK-së.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti theksoi se roli i strukturave tona në lagje e fshatra është vendimtar në ndryshimet të cilat i duhen vendit tonë. Struktura jonë e zgjedhur sot në Gurbardh, nesër dhe pasnesër në secilin fshat dhe lagje të Malishevës, është garanci e rrugës sonë për luftimin e pabarazive dhe për ngritjen e solidaritetit gjinor. Kjo i jep motiv angazhimit vullnetar për ndihmë qytetarëve në nevojë, si dhe kontribuon në emancipimin shoqëror.