Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kurti: Kodi telefonik mund të jetë i ri, por jo i Kosovës – Malisheva Press

Kurti: Kodi telefonik mund të jetë i ri, por jo i Kosovës

AlbiniiDeputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se rruga për t’u pajisur Kosova me kod shtetëror telefonik është aplikimi i drejtpërdrejtë në ITU.

“Kjo rrugë nuk kalon as nga Beogradi as nga Vjena. Ka shtete që s’janë anëtare të OKB-së por janë anëtare të ITU-së. Qeveria e Kosovës gjatë negocimit e ka ditur qëndrimin e VV-së. Ata e kanë ditur që ka qenë e mundur të aplikojmë për anëtarësim në ITU. Arsyeja se në negociatat me Serbinë e kanë maskuar legalizimin e operatorit serb në Kosovë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit ai kod realisht nuk është i Kosovës, përveç se kanë hyrë në pazar.

“A ka provuar delegacioni zbatimin e reciprocitetit. A ka kërkuar reciprocitet. Kosova referohet si ‘Kosovo’ me fusnotë. Atje nuk do të jemi të përfaqësuar ashtu siç jemi të shpallur këtu. Kjo e bënë Kosovën ‘ suis generis’ dhe na heq fjalën Republikë. Ne me këtë fusnotë që nuk ishte fjollë bore, s’u bëmë as Republikë as monarki. Jemi më pak se shtet, më pak të pavarur, gjë që u vulos me marrëveshjen për telekomunikacion. Kodi i ri telefonik mund të jetë kod i ri, por nuk mund të jetë kod i Kosovës”, tha Kurti./KosovaPress/