Kurti i bënë një test elementar Haradinajt, ai nga mosdija për tu përgjigjur ikën nga seanca

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka testuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës njohurit e kryeministrit Ramush Haradinajt në fushën e ekonomisë, raporton Insajderi.

Ai ka pyetur Haradinaj për mënyrat se si duhet të llogaritet bruto produktet vendore. Ka thënë se ky është një test elementar për kryeministrin.

“E nëse jeni ju për ekonomin ja u tregoni deputetëve sa metoda janë për tu llogaritur bruto produkti vendor dhe na e thoni njërën prej tyre shumë e thjeshte, një kryeministër duhet ta dijë sa metoda janë për llogaritjen e bruto produktit vendor dhe na e thoni njërën prej tyre. Test elementar”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.

Haradinaj nuk i është përgjigjur në pyetjen e Kurtit, ai ka thënë se janë në të njëjtën klasë duke e mësuar ekonomin së bashku.

“Më duket në të njëjtën klasë jemi në ekonomi unë edhe ti se jemi ka i mësojmë në të njëjtën kohë shpenzimet, kapitalet dhe çka po ndodh dhe qysh i matim, qetash i kam mësuar edhe unë si ti. Po, publike dhe private investimet po i mësojmë të gjithë. Edhe kishim mësuar ma shumë nga Lumiri na kish tregu e Dardan Sejdiu”, ka deklaruar Haradinaj.

Përsëri ka repilikuar Kurti i cili ka thënë se me këtë pyetje deshi të testoj raportin e kryeministrit me dijen. Ka thënë se Haradinaj nuk mund të jetë kryeministër kur nuk dinë ta llogaritë bruto produktin.

“Unë pajtohem që qeverisja dhe politika nuk janë vetëm marrëdhënie me politikanët e përveçëm prandaj e bëra pyetjen tek një raport tjetër. Raporti i kryeministrit e dijen thashë sa metoda janë përgjithësisë në ekonomi për llogaritjen e bruto produkteve vendore dhe të na i thotë njërin prej tyre”.

“Tash po e bëjë edhe më të lehtë, s’ka nevojë me i përmend të gjitha por vetëm një më të lehtën që ia merr mendja atij. E është problem të jesh kryeministër kur nuk din si me e llogaritë bruto produktin vendor. Mund të bësh ndonjë punë tjetër por jo të jesh kryeministër e as ministër e që besa as politikan”, ka deklaruar Kurti.

Haradinaj më pas është larguar nga seanca e kuvendit duke thënë se ka një agjendë për në ora 13:00 dhe do të kthehet përsëri./Insajderi.com