Kurti dhe Berisha zotohen në përkrahje të fuqishme ndaj bizneseve dhe tregtarëve në Malishevë (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Adem Berisha, kandidati për kryetar të komunës, nga kandidatë për asamble dhe aktivistë të shumtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot kanë vizituar tregun e gjelbër dhe bizneset në Malishevë.

Në këtë vizitë Berisha dhe Kurti, kanë bashkëbiseduar me qytetarë, tregtarë dhe pronarë të bizneseve dhe nga afër kanë dëgjuar hallet e tyre me të cilat ballafaqohen çdo ditë për shkak të mungesës së kushteve elementare për punë dhe mungesës së përkrahjes institucionale nga qeverisja komunale.

Ata janë zotuar se me fitoren e në programin e Vetëvendosjes, qytetarët, bizneset dhe tregtarët, do të kenë një trajtim të dinjitetshëm dhe përkrahje maksimale.

 

Më poshtë postimi i plotë i z. Berisha:

Sot, bashkë me deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, si dhe me kandidatët për asamble dhe aktivistë të shumtë vizituam tregun e gjelbër në Malishevë dhe disa nga bizneset e qytezës, ku patëm rastin ti takojmë shumë qytetarë, tregtarë dhe pronarë të bizneseve.
Infrastruktura e mangët si dhe mungesa e përkrahjes institucionale ishin disa nga shqetësimet të cilat ata shprehën gjatë bisedave të shumta që patëm rastin dhe kënaqësinë ti kemi.

Ne i siguruam si tregtarët dhe pronarët e bizneseve, ashtu edhe qytetarët se në programin tonë qeverisës do të kemi trajtim të veçantë për tregtarët dhe bizneset e vogla, si dhe ato të mesme. 
Rregullimi i infrastrukturës publike që mundëson qarkullim më të mirë dhe kushte pune më të përshtatshme për tregtarët, bashkë me mbështetjen që do ti bëhet bujqve dhe bizneseve do të jenë në fokusin e qeverisjes sonë pas 22 tetorit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike kredibile që mundëson përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në Malishevë.