Kur Malisheva ishte zonë e lirë (video)

malisheva_zonelire

Në vazhdën e publikimit të video xhirimeve të agjencisë ndërkombëtare te lajmeve Associated Press, është publikuar edhe një video e cila është xhiruar në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte shpallur zonë të lirë Malishevën. Pra në atë kohë Malisheva nuk kishte asnjë serb të armatosur, pasi që me luftën e saj UÇK-ja kishte bllokuar rrugët kyçe, ne mesin e tyre edhe magjistralen Prishtinë – Pejë.