Kur Haradinaj deklaronte: Nëse arrestohen Albini, Albulena, Donika e Fatoni, ne do ta arrestojmë Isa Mustafën (Video)

Veprimet e fundit ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e gazit në Kuvendit e Kosovës, kanë ngjallur reagime.

Pasi dje Policia e Kosovës shkoi te banesa e deputetit Albin Kurti dhe kërkonte edhe deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, ka pasur reagime se si kryeministri i Kosovës, nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë çështje.

Madje, për deputetët, u dha edhe urdhër arrest. Në seancën e djeshme për çështjen e gazit ishte i pranishëm vetëm deputeti Faton Topalli, shkruan Periskopi.

Por çka kishte deklaruar Ramush Haradinaj kur ishte në opozitë, pikërisht për rastin e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj Bujupit dhe Faton Topallit

Ja biseda e plotë në emisionin Interaktiv atëkohë:

Gazetar: Nëse instistohet sërish në arrestimin e zotit Kurtit, zonjës Haxhiu, zotit Topalli, zonjës Kadaj Bujupi. A do të jetë reagimi i njëjëtë i opozitës për t’i liruar ata isç bëtë atë natë.

Haradinaj: Shiqoni, ose do t’i lirojmë ata, ose do të arrestojmë kryeministrin Mustafa në emër të popullit ose dikë tjetër…pra nuk ka këtu kthim prapa. Jo..nuk është anarki, kjo është vendosje e rendit dhe ligjit në vend.

Dikush është kah ia jep vetes të drejtën ma s’pari me e  vjedhë këtë popull me e repë në emër të qeverisjes.

Dikush po ia jep vetes të drejtë me ba marrëveshje për këtë vend që janë të damshme për gjeneratat, pa ba consensus, pa diskutu, pa u marrë vesh me ta.

Dikush po ia jep vetes të drejtë që diciplinimin e opozitës me e ba edhe me policë edhe me prokurorë, çka i ka mbetë ma tjetër këtij populli. Çka i ka mbetë më këtij populli pos me ia kthy me masa të njëjta?

Mosreagimin e kryeministrit, deputetja Albulena Haxhiu e ka quajtur ‘të turpshëm dhe të gërditshëm’.