Kur Fehmi Lladrovci hidhte vallen në një dasmë në vitin 1983 (Foto)

Një fotografi të pa publikuar më parë ku shihet duke vallëzuar komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci e ka zbuluar djali i dr. Hafir Shales.

Duke kujtuar babin që u rrëmbye nga forcat serbe 20 vite më parë, djali i dr. Hafir Shales ka treguar për historikun e fotografisë, shkruan lajmi.net.

Fotografia është realizuar në vitin 1983 dhe Fehmi Lladrovci shihet duke hedhur vallen në dasmën e Hafir Shalës

“Në prag te përvjetorit te 20-te te rrembimit dhe zhdukjes se babait tim nga forcat policore serbe, e beje publike per here te pare kete foto te babit se bashku me Fehmi Lladrovcin duke vallezuar ne dasme te babit. Se bashku nisen vallen jo vetem per dasme por ata bashk nisen vallen me te madhe, atë për çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb!”, ka shkruar Gentirt Shala ne rrjetin social Facebook.