Kur e kërkojmë hijen në mesë të natës

Islam_krasniqiPeshorja e jetës e humbim ekuilibrin, paragjykimet nuk kanë të ndalur, njerëzit mundohen të vjedhin dituri pa lexuar apo me mirë të themi kanë shumë informacione dhe shumë pak dijë dhe për atë ndryshimet vinë shumë nga dalë.

Çfarë mund të presim nga një shoqëri shumë pasive, e cila vetëm pret ndryshime dhe nuk e bënë as lëvizjen me të vogël për këto ndryshime dhe për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Projektet që ofrojnë disa media tona, janë vetëm urrejtje, gënjeshtra ku çdo herë sulmohen gjerat e bukura, sulmohet realiteti dhe mundohet të fshehët e vërteta sepse dhe po shitët me shumë, po e hanë pazari, disa media që kontrollohen nga bossat e partive politike apo edhe sponsorizohen nga ta, bëjnë show me klerik fetar, duke i shkëputur fjalët e tyre nga ligjëratat apo edhe mundohen të nxisin konflikte në baza të religjioneve duke e penguar që rrugëtimin drejt së vërtetës të mos jetë i pavarur.

Njerëzit e ndershëm i shajmë i ofendojmë në çdo mënyrë dhe mundohemi ti shkelim pa i dhenë vetit asnjëherë hapësirë për ti njohur.

Elita politike është shpenzuar dhe rezultatet mungojnë, ku nuk shikojnë së cili frutë ka shije të ëmbël për këtë popull, por e sulmojmë së është projekt i tjetrit, kuvendarët bëjnë transfere brenda partive sikur në futboll, për qëllime personale, dhe e shajnë atë që ju dha hapat.

Populli ata që i shanë me së shumti kur ti qesim në peshore i voton, dhe ju vazhdon mandatin, çfarë është e gjithë kjo mjegull që askush nuk e din ka sa po shkon pasuli.

Disa lutën për fatkeqësinë e të tjerëve, sepse shpresojmë së suksesi i tyre është aty, ku çdo herë mundohem të përfitojmë nga fatkeqësia e të tjerëve, ama harrojmë së çdo fillim ka edhe një fund, andaj mos të harrojmë se si u ngritëm lartë së asgjë nuk është e përhershme, dhe një ditë do të zbresim poshtë në atë mënyrë si u ngritëm apo fundi do të jetë dramatikë.

Ku janë traditat tona, kultura  jonë, atdheu na mësojë që të jetojmë dhe të vdesim me nderë, besa ishte me e fuqishme së vdekja, po sot fatkeqësisht jemi bërë për mjerim. Politikanet tanë po ndryshojnë si Moti, një orë me diell e një me shi, Hoxha i nderuar Jakup Asipi thoshte: Disa njerëz janë bërë si gjuha angleze, ajo ndryshe  shkruhet e ndryshe lexohet edhe ata ndryshe flasin e ndryshe veprojnë!..

 

 

 

Islam Krasniqi