Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm tash e prejnë vetëm 5 cm murin – Malisheva Press

Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm tash e prejnë vetëm 5 cm murin

20161224-145956-696x522_1482603431-5588993Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndëmend të heqin dorë nga ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit.

Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit. Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje prej vetëm 5 centimetrash.

Veriu.info ka qendruar në vendin e ngjarjes, ky dy punëtorë serbë vetëm e “grrithnin” murin, pasi që prenin ka vetëm rreth 5 cm të tij.

“Nuk e di sa kena me punu. Veç ta dini që këtë muri e ka ndërtuar kompania shqiptare”, ka thënë njëri punëtor për Veriu.info.

Ndryshe, serbët para disa ditësh kishin prerë lartësinë e murit për vetëm 3-4 metra, por në krahun tjetër të murit sot bënin prerjen e tij për vetëm 5 cm.