Kundër reagon Nisma: Fatmiri i’a hoqi ‘’lloqin’’ Malishevës

Ndaj reagimit qytetar dhe të subjekteve politike që kërkuan edhe distancimin e Limajt nga deklarata e tij, ka kundër reaguar Nisma përmes antares së saj të kryesisë së degës Arbëreshë Krasniqi.

Ajo përmes një postimi ka thënë se baltën Malishevës ia hoqi Fatmir Limaj të cilin ajo e ka quajtur edhe ideator të politikës ivestuese dhe kontributdhenese.

 

Ja postimi i plotë:

Belagjinjëve dhe politikave belatore shpresoj se fundi iu ka ardhë!
STOP BELAGJINJËVE.

FUQIZIM POLITIKAVE DHE POLITIKBËRËSVE TË MIRFILLËT! 
Malisheva dhe Kosova në kohën e caktuar perjetoj investime milionëshe, Malishevës baltën ia hoqi ideatori i politikës investuese, politikës kontributdhënëse, politikës meritore, gjithëpërfshirëse, ndërgjegjësuese… Fatmir Limaj!