Kumanovë: Vdes fëmija 4 vjeqar, pas shkeljes së qëllimshme nga maqedonasi

image-0.02.01.cb92032df195ee2d146b464b90eedaa30d0562e2f23c7c0e53e1457de0f4406e-V-370x223Ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar që ishte viktimë e një zënke banale para disa ditësh në Kumanovë, raporton Almakos.

Pas zënkës, një maqedonas i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentim për t’i shtypur. Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa një fëmijë 4 vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetën. Ndërsa të premten, fëmija i lënduar ka ndërruar jetë.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë Rexhail Ismaili bënë thirrje për qetësi dhe ti lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.