Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kthehet problemi me “kaçika turshi”, Infektiva me rritje të pacientëve – Malisheva Press

Kthehet problemi me “kaçika turshi”, Infektiva me rritje të pacientëve

klinika_infektiveUshqimet e prishura që vinë nga mos ruajtja e qytetarëve në vendin tonë, ka bërë që në Klinikën Infektive të ketë shtim të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë, ku më të prekurit kanë qenë fëmijët. Ndërkohë, në Shoqatën “Konsumatori”, thonë se prapë është kthyer problemi i quajtur “kaçikat turshi”.

Fluksin e madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë dy muajve të fundit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Klinikes Infektive, Hamdi Ramdani. Ai tha se numri i të sëmurëve nga helmi i ushqimeve të prishura që kontaminojnë nga mos ruajtja e faktorit njeri, ndodh çdo vit në sezonin e verës kur temperaturat janë të larta.

Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pastandardizuara dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme.

“Dy muajt e fundit, muajin korrik dhe tash muajin gusht që ka gravitu një numër i madh i të sëmurëve me simptome ose shenja klinike, helmimit në ushqim ose si i quajmë ne toksikacione alimentare… Helmimet me ushqim janë sëmundje klasike sezonale, që vijnë si pasojë e temperaturave të larta, prishjes së ushqimeve që i kontaminojmë nga mos ruajtja me kujdes e tyre nga ana e qytetarëve”, tha Ramadani.

Pjesa më dominuese e të shtrirëve në klinikën Infektive që kërkuan ndihmë mjekësore janë të moshës fëmijërore. Ramadani thotë se simptomat me të cilat janë përballë të sëmurit kanë qenë simptoma klasike, me të vjella, e temperatura, mirëpo pas kurimeve tri-katër ditore pacientët kanë dalë me gjendje shëndetësore të mirë.

Kurse, në shoqatën ‘Konsumatori”, thonë se pa marrë parasysh kualitetin e ushqimit dhe sigurisë, institucionet relevante asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë masa për të parandaluar dhe evidentuar një situatë të tillë ku qytetarët po atakohen me këtë problem gjithnjë në stinën e verës.
Selatin Kaqaniku thekson se përsëri është kthyer koha e “kaçikave turshi”.
“Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pa standardizuara, te disa tregje që nuk dihet kënd e kanë ‘prind’, e kanë komunën ose e kanë qeverinë dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme… Problemet kanë të bëjnë me funksionimin ose mos funksionimin e frigoriferëve… Prapë na është kthyer problemi si e quajmë përpara ne konsumatorët ‘kaçikat turshi’. Kemi problemin edhe me artikujt ushqimor, të cilët akoma kanë skadencë me datë dhe me deklarim po në të vërtetë për shkak se ato ushqime, ata artikuj ushqimor mbahen në kushte jo të standardizuara”, tha Kaqaniku.

Edhe pse me artikujt ushqimor merret Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit, Kaqaniku thotë se mbikëqyrja dhe inspektimi i tregut nuk kanë bërë mjaftueshëm punë. Kaqaniku bëri thirrje tek institucioneve shtetërore që të kujdesen më shumë për aftësimin teknik kuadro-financiar të mekanizmave që shërbejnë për inspektimin dhe mbikëqyrjen e tregut.