Kryhet autopsia e tre pacientëve që vdiqën gjatë operacioneve në QKUK

Ka përfunduar autopsia e tre pacientëve që kanë ndërruar jetë në sallat e operacionit në QKUK.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë për KTV-në se tashmë trupat i janë kthyer familjarëve. Gërxhaliu ka thënë se nevojiten analiza tjera toksikologjike dhe hispatologjike.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media ka reaguar për rastet e vdekjeve të dyshimta në QKUK. Sami Kurteshi, deputet i kësaj partie, ka thënë se neglizhenca e përgjegjësve në këtë institucion, ka mbërritur në kufirin e krimit.

Ai ka shtuar se me deklaratat e ngutshme të bëra nga drejtues të këtij institucioni, janë të ngutshme, dhe si një tentim për të fshehur diçka më të madhe dhe të rrezikshme. Derisa deputetja Fatmire Kollçaku, ka kërkuar zbardhjen e rrethanave që rezultuan me humbje jetësh, dhe përgjegjësi të menaxhmentit.