Kryeziu, Qeverinë Mustafa e quan të pashpresë

eqrem_kryeziuIsh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend. Ai ka thënë se opozita e ka rastin të sillet me më përgjegjësi se Qeveria.

“Besoj se opozita e ka rastin të sillet me më përgjegjësi se Qeveria. Nuk do të duhej të binte në grackat e sjelljeve malicioze të Qeverisë. Ka njerëz që nuk mund të prodhojnë tjetër përveç ligësisë. Mirëpo kundërveprimi ndaj ligësisë sjell zhvillime aspak të mira për vendin, mirëpo kundërveprimi ndaj ligësisë sjell zhvillime aspak të mira për vendin”, ka deklaruar Kryeziu në një intervistë për “Republika24”.

Ai ka pohuar se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa është tërësisht e pashpresë. “Dua të them se tani opozita dhe deputetët e tjerë normalë duhet ta mendojnë këtë gjë, sepse Qeveria është tërësisht e pashpresë”, thotë Kryeziu.

Ai i është përgjigjur edhe pyetjes nëse vendit pas këtyre bllokadave i duhet një parti e re politike.

“Subjekti i ri, ose disa sish, do të ishte përgjigjja më e mirë demokratike ndaj këtyre sfidave. Por, jo pa sundimin e ligjit”, ka potencuar Kryeziu.

Megjithatë, ai thotë se duhet të kihet parasysh se vorbulla politike që na ka përfshirë nuk do të na lejojë kohë për subjekte të reja.

Kurse sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kryeziu ka treguar se sa ishte deputet në legjislacionin e kaluar nuk e kishte pranuar amendamentin për këtë asociacion.

“Sa për demarkacionin, do të këshillohesha me ekspertë, sigurisht. Këtu kam parasysh edhe ekspertët e shtetit tjetër, pastaj Kuvendi do të merrte vendim. Po nuk pati pajtim mes dy shteteve do të pasonte arbitrazhi ndërkombëtar”, ka thënë Kryeziu.