Kryeziu drejton akuza të rënda për drejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

Shefqet Kryeziu, zyrtar i lartë në Drejtorin për Arsim dhe Edukim në Malishevë, nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në facebook, ka  drejtuar një vargë akuzash të rënda për drejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, lidhur me shënimin e ditës së shkollës, ditë kjo që përkon me ditlindjen e dëshmorit që mban emrin kjo shkollë. Kryeziu ka thënë se ndjehet i turpëruar dhe i ka kërkuar falje familjes së dëshmorit lidhur me të bëmat e menaxherit të shkollës. Ai po ashtu ka thënë se “zatën kjo shkollë është në pikë të hallit dhe së është për të ardhur keq nga kush drejtohet. “Këte e din DKA-, e din Komuna, e dinë kolektivi, por edhe tëre qytetaret e Malishevës..! Kush qëndron prapa këti njeriu.??!!!!” Ka shkruar mes tjerash Kryeziu në facebook.

Më poshtë statusi i plotë i Kryeziut:

Në emër të DKA-së në Malishevē.. Ju kërkoi falje familjës të dëshmorit Hamdi Berisha , që për arsye të neglizhencës, ndoshta dhe të qëllimshme nga ana e stafit, apo më mirë të themi neglizhencës se qëllimshme të manaxherit të shkollës … Stafi i DKA- Malishevë epa të arsyshme të linte ceremonin e kësaj dite te shenuar përgjysmë..! Turp për stafin..! Turp për manaxherin e shkollës..! Zaten kjo shkollë është në pikë të hallit,, është për tē ardhur keq nga kush drejtohet.. Këte e din DKA-, e din Komuna, e dinë kolektivi, por edhe tëre qytetaret e Malishevës..! Kush qëndron prapa këti njeriu.??!!!! Poo, qytetaret e dinë..! Tuuuurrrrppppp…! Edhe njëherë ju kërkoimë falje familjës të dëshmorit Hamdi Berisha..!