Kryetari i Listës Serbe Kosovën e quan Krahinë pa ushtri

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka hedhur poshtë spekulimet, siç e citon atë “Politika” e Beogradit, duke ritheksuar qëndrimin unik të asaj partie se nuk do të mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka porositur se nuk do të ketë më negociata rreth Bashkësisë (Acociacionit) të Komunave Serbe dhe se pret formimin e saj.

i Ushtrisë së Kosovës kërkon ndryshime kushtetuese për tç cilat nevojiten dy të tretat e votave të komunitetit të pakicave, e këto janë votat e të nëntë deputetëve në Parlamentin e, siç e ka quajtur ai, Krahinor. Serbët nuk do t’i japin ato dhe ky veprim është i dënuar për dështim”, i ka thënë ai gazetës “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Nëse partitë shqiptare vendosin të shmangin Listën Serbe, të shmangin ndryshimet kushtetuese dhe “të votojnë farë ligji”, atëherë “ai nuk do të ketë legjitimitet dhe do të ishte një shkronjë e vdekur në letër”. “Një veprim i tillë nuk do të ketë mbështetje madje as të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, por as të Bashkimit Europian në Bruksel dhe as të NATO-s”, ka deklaruar Rakiq.

I pyetur nëse eventualisht ka ndonjë kusht me të cilin Lista Serbe megjithatë do të mbështeste transformimin e Forcave të Sigurisë në Ushtri të Kosovës, ai ka qenë kategorik – “Jo”.

Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe rreth kërkesës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA, Hoyt Yee që të të ndërpriten raportet e ngushta midis Listës Serbe dhe Beogradit, Rakiq është shprehur se pa praninë e Serbisë “nuk ka mbijetesë të Serbëve në Kosovë e Metohi”. “Nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë dhe ky është fakt”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërpritet arrestimi i serbëve si dhe të dënohen ata që i ndjekin serbët e kthyer