Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryetari i Kryeqytetit i thotë Qeverisë Boll Ma! – Malisheva Press

Kryetari i Kryeqytetit i thotë Qeverisë Boll Ma!

albin-kurti-shpend-ahmeti-637x424Me një status në fb Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka adresuar një numër kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës veprimet e së cilës i ka krahasuar edhe me ato që i kemi parë viteve ’90.

Në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverinë e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë. Në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin.

Mjetet kryesore te pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme.

Pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojnë të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me fokus në VV po ndalohen në postblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po mbahen në burg.

Propaganda po bëhet e tmerrshme. “Sulme terroriste në vendtubime”, i janë gjetur dinarë aktivistit të VV” janë vetëm disa nga storiet propaganduese që po i ndërtojnë.

Në ndërmarrje publike po shkojnë njerëz duke thënë që prej sotit ata janë drejtorë duke i frikësuar punëtorët.

Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma.