Kryetari i fshatit Bellanicë, lavdëron investimet e Komunës

Kryetari i fshatit Bellanicë, që njëherit është edhe drejtor i shkollës fillore “Ismail Qemali”, në këtë fshat, nëpërmjet një reagimi në facebook, ka lavdëruar investimet e bëra në fshatin Bellanicë.

Ai ka thënë se “ndërtimi i fushës së sportit për shkollën dhe fshatin, kanalizimi, ndërtimi i trotuarëve, ndërtimi i rrugëve, shenjëzimi- emërtimi i lagjeve, përkrahja në bujqësi dhe blegtori, përkrahja e qytetarëve në trajtime shëndetësore, digjitalizimi i shkollës, pjesëmarrje në gara lokale e ndërkombëtare, ndriçimi i rrugëve kryesore të fshatit e shumë e shumë projekte të tjera të realizuara, nuk mund të vijnë në shprehje në rast se nuk do të kishim përkrahjen e Komunës së Malishevës”.

Reagimi i plotë nga Sertolli:

“Reagim për Opinionin Publik

Bellanicë, 20 prill 2017

Për hirë të së vërtetës dhe në përkrahje të përgjegjësisë edhe institucionale edhe qytetare më lejoni të shprehi reagimin tim të fuqishëm ndaj tendencave të disa individëve dhe subjekteve politike të cilat me deklarimet e tyre të pamatura synojnë të shtrembërojnë të vërtetën, dhe duke e kalkuluar të vërtëten vetëm për përfitime personale dhe interesa të ngushta.
Në emisionin e djeshëm televiziv në Tribuna Chanal u proklamuan mendime dhe qëndrime të cilat nuk përkojnë me realitetin e zhvillimeve, aktiviteteve dhe punës që është bërë në dobi të shkollës dhe të fshatit Bellanicë.
Ndërtimi i fushës së sportit për shkollën dhe fshatin, kanalizimi, ndërtimi i trotuarëve, ndërtimi i rrugëve, shenjëzimi- emërtimi i lagjeve, përkrahja në bujqësi dhe blegtori, përkrahja e qytetarëve në trajtime shëndetësore, digjitalizimi i shkollës, pjesëmarrje në gara lokale e ndërkombëtare, ndriçimi i rrugëve kryesore të fshatit e shumë e shumë projekte të tjera të realizuara, nuk mund të vijnë në shprehje në rast se nuk do të kishim përkrahjen e Komunës së Malishevës.
Mirpo për hirë të opinionit deklaroj se ndërtimi i fushës së sportit në Bellanicë është projekt që është përkrahur nga qeverisja e tanishme e udhëhequr nga Kryetari Ragip Begaj. Në cilësinë e Drejtorit të SHFMU’’ Ismail Qemali’’ dhe në cilësinë e kryetarit të fshatit Bellanicë falënderoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan për interesat tona të përgjithshme dhe investuan në fshatin tonë, e kudo në Malishevë.

Bellanicë, 20 prill 2017 Kryetari i fshatit Bellanicë
Isuf Sertolli”