Kryetari Begaj, uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

ragip begaj 1

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar qytetarët e Malishevës.

Më poshtë gjeni urimin e plotë të kryetarit Begaj:

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, festës së solidaritetit, bashkëpunimit, afrimit dhe harmonisë mes njerëzve, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju përcjelli urimet më të sinqerta, Familjarëve të Dëshmorëve, atyre që na sollën lirinë,  invalidëve dhe veteranëve të luftës, mërgimtarëve tanë dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam. Jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi për të gjithë.

Kryetari i Komunës së Malishevës:

Ragip Begaj