Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryetari Begaj, priti udhëheqësin e ri të njësisë së LMT-së në Malishevë – Malisheva Press

Kryetari Begaj, priti udhëheqësin e ri të njësisë së LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur sot në një takim, me karakter njoftues, udhëheqësin e ri të LMT-së, njësi e KFOR-it zviceran në Malishevë, kapitenin Wieland Schmid. Në këtë takim ishte prezent edhe udhëheqësi i deritanishëm, kapiteni Daniel Wyss. Kryetari Begaj, i dëshiroi mirëseardhje drejtuesit të ri dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit mes komunës dhe LMT-së.

“Prezenca e KFOR-it, është një mbështetje për neve, ndërsa juve si drejtues i kësaj njësie, ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese, e gjithashtu ju garantoj se bashkëpunimi i mirë me KFOR-in do të vazhdoj edhe në të ardhmen, prandaj ju ndihuni si në shtëpinë tuaj”, i tha kryetari Begaj, udhëheqësit të ri të LMT-së, kapitenit Schmid.

Kryetari Begaj, gjithashtu e falënderoi për bashkëpunimin e mirë edhe drejtuesin e deritanishëm të LMT-së, kapitenin Wyss.

Edhe drejtuesit e LMT-së, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e  mirë dhe korrekt.