Kryetari Begaj, priti komandantin italian të KFOR-it, kolonelin Ciro Forte

begaj_kforKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim njohës, komandantin e njësisë shumëkombëshe perëndimore të KFOR-it në Pejë, kolonelin Ciro Forte, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin  e ndërsjellë, mes KFOR-it italian dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj  e njoftoi kolonelin Forte, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, popullsinë, infrastrukturën, arsimin, resurset e Komunës së Malishevës, si dhe e falënderoi KFOR-in italian dhe shtetin italian për përkrahjen e deritashme që i kanë dhënë vendit në përgjithësi dhe në veçanti Malishevës.

Koloneli Forte, pasi e falënderoi kryetarin Begaj për pritjen, tha se përveç njohjes, qëllim i kësaj vizite, është edhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it, njësive të saj dhe Komunës së Malishevës, jo vetëm në fushën e sigurisë, por në të gjitha fushat e jetës. Koloneli Forte, tha se KFOR-i italian, në kuadër të angazhimeve të tyre, kanë në plan edhe pjesëmarrjen në projekte të caktuara dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me Komunën e Malishevës.

Sa i përket situatës së sigurisë së përgjithshme në Malishevë, kryetari Begaj dhe koloneli Forte, i shprehën të kënaqur me gjendjes e sigurisë në Malishevë, pasi Malisheva vazhdon të mbetet njëri prej rajoneve më të sigurta në vend.