Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryetari Begaj, priti avokatin shtetëror Heset Mazrekaj – Malisheva Press

Kryetari Begaj, priti avokatin shtetëror Heset Mazrekaj

begaj_mazrekajKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, z.Heset Mazrekaj. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i ndërsjellë, me qëllim të informimit për punën dhe qëllimin e këtij institucioni dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, mes institucionit të komunës dhe avokatit shtetëror.

Fillimisht, kryetari Begaj, e ka uruar z.Mazrekaj, për detyrën e ngarkuar, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si avokat shtetëror dhe i ka ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e Komunës së Malishevës në formimin dhe ushtrimin e detyrës së avokatit të shtetit.

Ndërsa avokati i përgjithshëm shtetëror, z.Heset Mazrekaj, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për gatishmërinë dhe përkrahjen e ofruar në punën e institucionit të Avokatit Shtetëror. Më pas, avokati i shtetit, e ka njoftuar kryetarin e Malishevës, me qëllimin dhe obligimet e avokatit shtetëror, në raport me institucionet.