Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryetari Begaj: Ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale – Malisheva Press

Kryetari Begaj: Ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale

unnamed-1Ashtu sikur është tradita në Komunën e Malishevës, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale, me rastin e fundvitit. Kryetari Begaj, i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2016.

“Puna juaj, përkushtimi juaj, serioziteti dhe profesionalizmi në punë, ka qenë evident gjatë këtij viti dhe unë me këtë rast, ju përgëzoj të gjithëve dhe ju falënderoj për punën e bërë. Uroj që viti 2017 të jetë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e juaja dhe të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Begaj.