Kryetari Begaj, i dërgon telegram ngushëllimi ambasadës franceze

001. RAGIP BEGAJKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, me rastin e ngjarjes tragjike në Paris, ku si pasojë e akteve terroriste, humbën jetën shumë qytetar të pafajshëm.
“Në emër të popullit të Komunës së Malishevës, dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona, për aktin terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris, ku humbën jetën shumë qytetar. Ne e ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet franceze, që i kanë humbur njerëzit e tyre. Terrorizmi ku do që shfaqet, duhet të luftohet dhe në këtë rast, populli i Malishevës, është me popullin francez, në luftimin e terrorizmit. Ragip Begaj- Kryetari i Komunës së Malishevës.”, thuhet mes tjerash ne telegramin e ngushëllimit, dërguar në adresë të Ambasadës së Republikës së Francës në Kosovë.