Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryesia e Nismës në Malishevë: Bollni më! E keni tepruar me gjithçka – Malisheva Press

Kryesia e Nismës në Malishevë: Bollni më! E keni tepruar me gjithçka

fatmir limaj 1Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, thotë se kjo aktakuzë është tendencioze, linçuese dhe thjeshtë përndjekje ndaj Limajt.

“Sikur nuk mjaftuan aktakuzat për krime lufte në Tribunalin e Hagës, për të vazhduar me aktakuzë në rastin “Kleçka”, aktakuzë në rastin MTPT, dhe tani u sinkronizua edhe një aktakuzë e re ndaj tij. Z. Limaj, dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së, në Tribunalin e Hagës, rasti “Kleçka” përfundoi me aktgjykim që rezultonte në pafajësinë ndaj akuzave që i mvisheshin, në horizont është përfundimi i rastit të MTPT-së, dhe kur çdo gjë rreth këtij rasti do të përfundoj në favor të zotit Limaj, aktakuza e ngritur dje, ka për qëllim të vetëm përndjekjen ndaj tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën dhe drejtësinë. Bollni më! E keni tepruar me gjithçka. E tërë aktakuza është e ndërtuar në bazë të shpifjeve, që qëllim të vetëm ka degradimin e Luftës së UÇK-së, dhe linçimin e protagonistëve të dëshmuar të kësaj lufte”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Kryesia e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, kundërshton këtë aktakuzë duke besuar se “kjo aktakuzë në mungesë të fakteve dhe provave nuk do të konfirmohet”.

Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, thotë se ka besim të madh në liderin e vet “të pakontestueshëm”, e mbështetë dhe i qëndron afër në çdo situatë dhe “shprehim gjithë admirim ndaj tij dhe veprës së tij, si në luftë e po ashtu edhe në skenën politike të pasluftës”.