Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryeprokurori Lumezi kërcënon opozitën me arrestime – Malisheva Press

Kryeprokurori Lumezi kërcënon opozitën me arrestime

aleksander lumeziKryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave plenare, që të paraqiten për t’u marrë në pyetje në Prokurori, në të kundërtën, siç tha ai, do të zbatohen dispozitat ligjore që çojnë në arrestimin tyre.

Në një bisedë për “Zërin” kryeprokurori i Shtetit, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i ka ftuar deputetët për t’i arrestuar, por vetëm për ta dhënë versionin e tyre në lidhje me ngjarjet e javëve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Lumezi këtë apel e ka bërë në drejtim të tre deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Faton Topalli e Albulena Haxhiu, si dhe ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi. Këta katër deputetë dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave të Kuvendit të Kosovës.

Gazi u gjuajt në shenjë pakënaqësie me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit nga kryeministri Isa Mustafa në Bruksel dhe Vjenë, njërën për Asociacionin e Komunave Serbe dhe tjetrën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.