Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryeministri pranon se i ka ndarë në krye n’veti 290 mijë euro – Malisheva Press

Kryeministri pranon se i ka ndarë në krye n’veti 290 mijë euro

Kryeministri ishte duke e përfunduar punën kur në dalje të objektit të Qeverisë, në sheshin e kryeqytetit, ishin mbledhur familjarët e Rastit Kumanova për të protestuar ndaj vendimit të gjykatës në Maqedoni .

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan më gjithsej 746 vjet burg. Me burg të përjetshëm u dënuan shtatë persona, ndërsa vetëm katër u liruan nga aktakuza.

15 prej tyre janë shtetas të Republikës së Kosovës.

“Në këto raste gjykimi i im është i shpejtë”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Kjo kishte bërë që Ramush Haradinaj të ndante 290 mijë euro për familjarët e 15 të dënuarve nga Kosova. Por mënyra sesi kryeministri ka marrë një vendim të tillë është jo fort e zakonshme.

Ka treguar vet ai. “E kom thirrë ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kqyri me vet qysh shkon, edhe i mshova vet prej zyrës së kryeminsitrit, shpejt e shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Ai më pas ka folur se ka pranuar shumë ankesa por që nuk i ka rënë pishman.