Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kryeministri përballet me rugovasit – akuzohet për falje territori – Malisheva Press

Kryeministri përballet me rugovasit – akuzohet për falje territori

Por sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Mustafa në takimin me dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar me Malin e Zi, duke dëgjuar “të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin”.

isa-730x440Kryeministri përballet me rugovasit – akuzohet për falje territori

Zyra e kryeministrit të Kosovës,nëpërmjet një komunikate për media ka lajmëruar se kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar me zëvëndësin e tij dhe ministrin e Kulturës, Kujtim Shala dhe kryetarët e Pejës dhe Istogut ka qenë në Pejë për të dëgjuar opinionet e banorëve të kësaj ane, por sipas një videoje nga ky takim, del që opinionet nuk kanë qenë në anën e kryeministrit.

Madje sipas një video të publikuar nga “Periskopi”, kryeministri akuzohet për shitje territori.

“Në Zhlep e kemi do tokë atje. Babë e babagjysh e katragjysh që kanë jetu atje. Po du me vet kryeministrin dhe kryetarin e Pejës, kur e lypët votën e qytetarëve, psh qytetarëve të Pejës, ose kryeministri, a e lypët për t’i falë territor një shteti tjetër, apo e lypët për me rujt vendin e juaj. Qytetarët nuk ua kanë dhënë votën për me bo pazare, por ua kanë dhanë për me mbrojtë, edhe është marre nëse e shitni”, thotë një qytetar, në fjalën e tij në këtë takim.

Por sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Mustafa në takimin me dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar me Malin e Zi, duke dëgjuar “të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin”.

Kryeministri ka paralajmëruar se do të vazhdojë konsultimet me të gjitha “subjektet e interesuara, drejtuesit e organeve shtetërore puna e të cilave lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi dhe përfaqësuesit politikë të interesuar për të kontribuuar në procesin e sqarimit të të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi”./Insajderi.com