Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut – Malisheva Press

Krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut

krokodiletKreu i Agjencisë së Anti-Narkotikëve në Indonezi (BNN), Budi Waseso sugjeroi që në ishull të ndërtohet një burg i sigurisë së lartë, i cili në vend të gardianëve, do të ruhet nga krokodilët. Waseso vuri në dukje që ky burg i posaçëm do të ndërtohet ekskluzivisht për trafikantët e drogës të dënuar me vdekje.

“Atje do të vendosim një numër të konsiderueshëm të krokodilëve. Do të kërkoj krokodilët më të etur për gjak”, tha Waseso, duke shpjeguar se përparësia e këtyre zvarranikëve të rrezikshëm qëndron në faktin se është “e pamundur që të korruptohen”.

“Është e pamundur të korruptohen krokodilët. Është e pamundur për ti bindur që të lirojnë ndonjë të burgosur për të ikur,” tha Waseso.

Ndërkohë, projekti i ndërtimit të këtij institucioni të posaçëm për kontrabandistët e drogës është ende në fazën fillestare.

Disa dhjetëra të burgosur të dënuar me vdekje në Indonezi presin ekzekutimin e dënimit