Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kroacia ka paralajmëruar bllokimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE – Malisheva Press

Kroacia ka paralajmëruar bllokimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE

vuqiqKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur sonte, pas takimit me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini që të largohet nga Brukseli, vetëm pak orë pasi kishte udhëtuar nga Beogradi.
Kështu ai nuk do të merr pjesë nesër në konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.

Ky vendim i Vuçiqit vije pasi që Kroacia ka paralajmëruar bllokimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.

Kroacia ka thënë se do ta bllokojë hapjen e kapitullit të 26-të të negociatave të Serbisë me BE-në, pasi që ky shtet nuk i respekton pakicat dhe nuk e njeh gjuhën e tyre zyrtarisht.

“Nuk e kam fshehur pakënaqësinë dhe pikëllimin që Serbia për shkak të sjelljes së ndonjërit anëtar të BE-së, veçanërisht Kroacisë. Pasi që jam i përgjegjshëm dhe puna ime ka të bëjë me kujdesin e Republikës së Serbisë, sonte nuk do të jap deklarata tjera”, ka thënë ai, duke dalë nga ndërtesa e Këshillit të BE-së.
Më herët sot, Vuçiq i është kërcënuar Kroacisë me fjalët se “tash do të flasim ndryshe”. /Lajmi.net/