Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kriteret e Presidentit Thaçi për mandatarin ‘provokojnë destabilizim’ – Malisheva Press

Kriteret e Presidentit Thaçi për mandatarin ‘provokojnë destabilizim’

Java kur pritet të caktohet seanca konstituive e Kuvendit, koalicioni fitues do t’i shkojë në takim presidentit Thaçi, në mungesë të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor me partitë apo deputetët e subjekteve të tjera.

Thaçi ka ftuar në konsulta të hënën partitë politike që kanë marrë ulëse në Kuvend për të vendosur datën e seancës konstituive të Kuvendit të legjislaturës së gjashtë.

Por zyrtarisht nuk dihen pjesëmarrësit në takim. Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës Koha Ditore se nuk kanë kërkuar konfirmime prej askujt.

“Pra, zyrtarisht s’kemi asgjë prej askujt. Ne i kemi ftuar të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend, sipas rezultateve të certifikuara prej KQZ-së”, ka thënë Arifi.

Mbështetur në deklaratat e tyre, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar vetëm partnerët e koalicionit- PDK dhe AAK. Por nuk do të marrin pjesë Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja e as Lista Serbe.