Krerët e shtetit shkelin Protokollin, ikin të gjithë nga Kosova në të njëjtën kohë

Derisa Serbia dhe Mali Zi prej dje e kanë të qartë afatin e mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përkatësisht deri në vitin 2025, Kosovës me Strategjinë e Zgjerimit të BE-së nuk i është përcaktuar ndonjë afat i qartë kalendarik për anëtarësim të mundshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por kjo rregull nuk po respektohet nga tre krerët institucionalë: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Kryeparlamentari Veseli ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa kryeministri Haradinaj është në prag të nisjes për në SHBA.

Gazeta “Zëri” ka gjetur se në Ligjin për Protokollin e Shtetit shkruan saktësisht se tre liderët nuk guxojnë njëkohësisht të jenë jashtë shtetit.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Nenin 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit e mosrespektimi i Protokollit po vlerësohet si papërgjegjësi e drejtuesve të shtetit.