Krasniqi: VV në Malishevë do të përfaqësohet me 5 asamblistë

Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi nëpërmjet një postimi nëfacebook ka njoftuar se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Malishevës me 5 asamblistë.

Ai po ashtu ka thënë se “kjo është një fitore e VV-së, e cila do ta ndryshojë rrënjësisht politikëbërjen dhe vendimmarrjen në Malishevë”.

Më poshtë keni postimin e plotë të z. Krasniqi:

Një lajm i mirë për qytetarët e Malishevës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Malishevës me 5 asamblistë.
Kjo po që është fitore, e cila do ta ndryshojë rrënjësisht politikëbërjen dhe vendimarrjen në Malishevë.