Krasniqi: Veprimet e pushtetit në Malishevë si të kohës së PDK-së

Albani FotoIsh kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Krasniqi, nëpërmjet rrjetit social facebook, ka kritikuar qeverisjen e Ragip Begajt për mënyrën e ndarjes së bursave për studentë dhe për problemin e krijuar së fundi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Krasniqi ndër tjera ka thënë se kjo sjellje po na kujtojnë kohën e keqqeverisjes së PDK-së.

Më poshtë postimi i plotë i z. Krasniqi:

Dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Malishevë është diskutuar me shumë kritikë dhe fakte raporti i ndarjes së bursave. Ky proces është përcjellë me shkelje të shumta duke lënë pa bursa studentë me nota të larta dhe kuadro deficitare, përfshirë edhe kategori të tjera studentësh që do duhej të përfitonin bursat edhe ashtu të vogla.

Ndarja e bursave është bërë në kundërshtim me kriteret e parapara me rregulloren për ndarjen e bursave e aprovuar muaj më parë e cila fare nuk është marrë për bazë.

Gjithashtu, dje pati një reagim nga sindikata e QKMFsë në Malishevë për ndërhyrjet në punësime dhe pengesa të ndryshme në shëndetësi ku akuzohet rëndë qeveria lokale.

Këto veprime dhe shumë të tjera të ngjashme tregojnë për një sjellje arrogante të qeverisë aktuale në Malishevë që na e kujton kohën e keqeverisjes së PDK-së.

Kjo mendësi zhvatëse dhe degraduese duhet të marr fund kurse besimi për ndryshime rrënjësore duhet quar përpara  përmes aktivizmit qytetar-politik që sot mund  gjendet vetëm tek Lëvizja VETËVENDOSJE!.