Krasniqi: Salla e Sportit në Malishevë në gjendje skandaloze (video)

‘’Flamuri i rrëzuar, gjeneratori në gjendje skandaloze dhe që paraqet edhe rrezik , dyer të mbyllura me dërrasa, objekti milionësh i mbyllur dhe pa asnjë aktivitet’’ Kështu e ka përshkruar gjendjen në Pallatin e Sportit bartësi i listës së Vetëvendosjes Alban Krasniqi.

Në videon e bashkangjitur në postimin e tij vërehet gjeneratori i dëmtuar dhe dyert e kësaj ndërtese të mbyllura me  dërrasa si dhe flamuri i lëshuar të cilin krasniqi thotë se e rregulluan.

Ja postimi i plotë i Krasniqit:
Flamuri i rrëzuar( të cilin natyrisht e rregulluam siç e meriton), gjeneratori në gjendje skandaloze dhe që paraqet edhe rrezik , dyer të mbyllura me dërrasa, objekti milionësh i mbyllur dhe pa asnjë aktivitet.
Kjo është gjendja e Pallatit të Sportit në Malishevë.
Të lejojmë edhe për katër vite shkatërrimin e pasurisë para syve tanë nga një qeverisje e papërgjegjshme apo TË VEPROJMË me 22 tetor për ta ndalur degradimin duke i dhënë mundësi zhvillimit.