Krasniqi: Projektet e dobët të komunës po i rrezikojnë qytetarët, ja masat që duhet ndërmerren (Video)

Alban Krasniqi asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Malishevës, ka reaguar lidhur me projektet e dobëta të komunës së Malishevës dhe pasojat e tyre në mjedis dhe në rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Krasniqi ka publikuar një video në facebook-un e tij ku shihet gjendje e mjerueshme e derdhjes së ujërave të kanalizimeve duke vërshuar sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore. Ai po ashtu ka numëruar disa nga masat urgjente të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë që komuna të reflektoj dhe të bëjë zgjidhje në këtë drejtim.

Më poshtë keni reagimin e plotë dhe videon e publikuar nga asambleisti Krasniqi:  

ALARMANTE!
Projektet e dobëta komunale në Malishevë po shkatërrojnë mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Kullosat, arat, kopshtet, puset dhe përrockat tona po vazhdojnë pamëshirshëm të ndoten nga kanalizimet e punuara dobët dhe pa plan nga komuna.

-Ne konsumojmë produktet e mishit dhe bylmetit nga bagëtitë që kullosin në livadhet ku derdhen kanalizimet.
-Fëmijët tanë ushqehen me qumështin e lopëve që kullosin në livadhet e kontaminuara.
-Ne ujisim kopshtet tona me ujin e puseve dhe përrockave të vërshuara nga ujërat e zeza të kanalizimeve.
-Ne pijmë ujin e këtyre puseve.
-Ne konsumojmë drithërat e rritura në arat e kontaminuara nga kanalizimet.

Andaj, është mëse urgjente që ta detyrojmë komunën të reflektoj duke marrë disa masa si:

1.Ndërprerja e mënjehershme e projekteve komunale të kanalizimeve të dobëta dhe pa plan.

2.Skanimi i gjendjes së kanalizimeve dhe infrastrukturës së pergjithshme në fshatra.

3.Formimi i Grupit të ekspertëve që harton plan afatgjate te zgjidhjes së problemit të kanalizimeve përmes impianteve apo të ngjashme.

4.Orientimin e planifikuar të buxhetit komunal në projektet infrastrukturore përfshirë kanalizimet dhe trajtimin e tyre.

5.Aplikimin e standardeve tërësisht të reja në projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e investimeve publike përfshirë kanalizimet.

6.Ngritja e një komisioni komunal që mbikëqyrë zbatimin e masave të lartëpërmendura.

Ky KRIM institucional ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve duhet të NDALET!