Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krasniqi: Nisma do të jetë në protesta – Malisheva Press

Krasniqi: Nisma do të jetë në protesta

protesta-e-opozites-18-pril-15-4

Mbrëmë në media është raportuar se Nisma për Kosovën nuk do të merr pjesë në protesta e organizuara nga opozita për shkak të dhunës që është shfaqur.

Por, këto raportime i ka mohuar Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se partia e tij do të jetë pjesë e protestave dhe të gjitha veprimeve politike të opozitës së bashkuar

Ja reagimi i Krasniqit:

Është e drejtë e kujtdo që të bëjë analiza e komente deklarimeve tona. Edhe një herë po nënvizoj: Ne jemi pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar në të gjitha veprimet politike në mbrojtje të kauzës kombëtare të deklaruar e të argumentuar me dëshmi e fakte të shumta. Jemi për protesta paqësore për ta detyruar koalicionin qeverisës që të heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme. Jemi për protesta të vazhdueshme (pa elementet e dhunës), për të detyruar dy Kryeministrat e Kosovës, që të tërhiqen nga dhuna policore që po e drejtojnë kundër opozitës, jemi për protesta që i detyrojnë të përmendurit t’i kthehen komunikimit e bisedimeve me opozitën për të dalë nga kjo krizë institucionale. NISMA nuk do të jetë pjesë e dhunës as ndaj pronës e as ndaj njerëzve tanë të uniformuar. Për ketë në Nisma ka vetëm një zë.

NISMA është duke punuar për të pasur edhe më shumë se një opozitë të bashkuar! Në ketë rrafsh, nuk ka e as do të ketë dallim mes meje e Kryetarit të Kryesisë se NISMËS për KOSOVËN, z. Limaj.