Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krasniqi i VV-së tregon se cilat kategori janë të liruara nga pagesa në Pishinën e Banjës – Malisheva Press

Krasniqi i VV-së tregon se cilat kategori janë të liruara nga pagesa në Pishinën e Banjës

Alban Krasniqi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Malishevës, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për vendimin e Komunës së Malishevës rreth lirimit nga pagesa e hyrjes në Pishinën e Banjës.

Nga pagesa lirohen familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, familjet në asistencë, pensionistët dhe klubi i notit “Besa”.

Sipas Krasniqit, kompania që ka marrë në shfrytëzim pishinën obligohet të respektojë tërësisht vendimin e Kuvendit Komunal.

Asamblisti VV-së, lidhur më këtë, thotë se, të gjithë ju që i përkisni kategorive të cekura, në rast se nuk ju lejohet hyrja pa pagesë në pishinë njoftoni direkt Drejtorin e Shërbimeve Publike.

Ja postimi i plotë i z. Krasniqit:

Njoftim në lidhje me lirimin nga pagesa në Pishinën e Banjës

Të dashur qytetarë të Malishevës
Të jeni të informuar se me vendim të Kuvendit Komunal të Malishevës, janë liruar nga pagesa e hyrjes në Pishinën e Banjës kategoritë e cekura në fotografi.

Kompania që ka marrë në shfrytëzim pishinën obligohet të respektojë tërësisht vendimin e Kuvendit Komunal.

Kurse, të gjithë ju që i përkisni kategorive të cekura, në rast se nuk ju lejohet hyrja pa pagesë në pishinë njoftoni direkt Drejtorin e shërbimeve publike, Milazim Morinën, tel: 045 985 124, njoftoni policinë dhe na njoftoni edhe neve si anëtarë të Kuvendit Komunal në rast se nuk merren masa nga komuna.

Pushim të këndshëm!