Krasniqi i VV-së kujton masakrën e 28 viteve më parë ku humben jetën dy të rinj malishevas

Alban Krasniqi, Kordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë dhe njëherit asamblist i këtij subjekti politikë, nëpërmjet një statusi në facebook, ka kujtuar masakrën e milicisë jugosllave të shkaktuar ndaj rinisë në Malishevë 28 vite më parë.

Ai, ka kujtuar aksionin tinëzar e monstruoz të milicisë jugosllave gjatë së cilit kanë rënë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku dhe ku ishin plagosur dhjetëra protestues. “Asokohe, si 15 vjeçar isha njëri nga protestuesit e shumtë që filluam të mblidheshim për demonstratën e asaj dite.  Sado tragjike ishte ajo ditë, një gjë ishte e qartë, populli nuk ishte frikësuar por ishte tashmë edhe më i vendosur” ka shkruar mes tjerash Krasniqi në facebook.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Krasniqi:

Sot u bën 28 vite nga masakra e milicisë jugosllave mbi rininë protestuese malishevase, e cila kërkonte ashtu sikur edhe tërë populli ndaljen e aparteidit ndaj shqiptarëve dhe të drejtën e vetëvendosjes.
Gjatë një aksioni tinëzar e monstruoz të milicisë ranë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku dhe u plagosën dhjetëra protestues. 
Asokohe, si 15 vjeçar isha njëri nga protestuesit e shumtë që filluam të mblidheshim për demonstratën e asaj dite. 
Sado tragjike ishte ajo ditë, një gjë ishte e qartë, populli nuk ishte frikësuar por ishte tashmë edhe më i vendosur.
Ajo vendosmëri e cila u ndjek më pas me shembuj të shumtë të sakrificës e vetmohimit para dhe gjatë luftës së UÇKsë si dhe pas saj na solli deri këtu. 
Tani, ne të gjallët e kemi për detyrë ta qojmë para, drejtë realizimit të së drejtës për vetëvendosje, bashkim dhe jetë të dinjitetshme.