Krasniqi i VV-së: Komuna të jap falas preparatin për spërkatjen e rriqrave

Ditë më parë në media u raportua se bazuar në të dhënat e QKMF-së në Malishevë, këtë vit është dyfishuar numri i të pickuarve nga rriqrat në komunën e Malishevës, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Lidhur me këtë problem të madh të qytetarëve ka reaguar anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që sa i përket dyfishimit të numrit të pickimeve nga rriqrat ka thënë se “ ky është tregues i rrezikut permanent ndaj këtyre insekteve dhe virusit që ato mund të mbartin, mirëpo sipas tij, edhe më shqetësuese është se komuna rrah gjoks për sukses derisa numri i pickimeve është dyfishuar, kurse fati i mirë që nuk ka raste tragjike fare pak ka të bëjë me masat e ndërmarra.
Në anën tjetër askush nuk tregon pse u ndal repelimi i kafshëve dhe spërkatja nga ajri…a ishin adekuate si masa apo tenderomani”.

Po ashtu Krasniqi ka kërkuar që Komuna të ofroj falas për qytetarët preparatin dhe udhëzimin për spërkatjen e rriqrave.

Më poshtë keni postimin e plotë të z. Krasniqi:  

Dyfishimi i pickimeve nga rriqërat në Malishevë është tregues i rrezikut permanent ndaj këtyre insekteve dhe virusit që ato mund të mbartin.
Shqetësuese mbetet tenderi i dyshimtë ku mungonin përshkrimet adekuate gjë që është pranuar nga vet autoritetet lokale e qendrore.
Edhe më shqetësuese është se komuna rrah gjoks për sukses derisa numri i pickimeve është dyfishuar, kurse fati i mirë që nuk ka raste tragjike fare pak ka të bëjë me masat e ndërmarra.
Në anën tjetër askush nuk tregon pse u ndal repelimi i kafshëve dhe spërkatja nga ajri…a ishin adekuate si masa apo tenderomani.
Pse nuk ju ofrohen falas qytetarëve dhe bujqëve bari spërkatës dhe udhëzimet kundër rriqërave.
Qytetarë hapni sytë, rritne vigjilencën dhe kujdesin.