Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krasniqi i VV-së, fton partitë opozitare të rezistojnë dhe ta zgjedhin kryesuesin e kuvendit nga radhët e opozitës – Malisheva Press

Krasniqi i VV-së, fton partitë opozitare të rezistojnë dhe ta zgjedhin kryesuesin e kuvendit nga radhët e opozitës

Alban Krasniqi, koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, nëpërmjet një statusi në facebook, ka ftuar partitë opozitare në Malishevë që të rezistojnë karshi joshjes së vazhdueshme dhe presionit të Nismës me para, pushtet, rahatime e detyrime dhe në këtë mënyrë të mos humbin rastin që ta zgjedhin kryesuesin e kuvendit nga radhët e veta. Sepse kështu sipas Krasniqit, është e mundur “të krijohej një mekanizëm kontrollues dhe mbikëqyrës ndaj qeverisjes Begaj, e cila do detyrohej të jetë shumë më shumë transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse”.

Më poshtë postimi i plotë i z. Krasniqi:

Me 12 janar mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Malishevës ku pritet zgjedhja e kryesuesit të kuvendit.
Mendoj se kjo është një mundësi e mirë e opozitës në Malishevë që ta zgjedhë kryesuesin nga radhët e veta.

Kështu do mund të krijohej një mekanizëm kontrollues dhe mbikëqyrës ndaj qeverisjes Begaj, e cila do detyrohej të jetë shumë më shumë transparente, llogaridhënëse dhe gjithpërfshirëse.

Krejt kjo varet nga rezistenca e partive tjera opozitare dhe asamblistëve të tyre ndaj joshjes së vazhdueshme dhe presionit të Nismës me para, pushtet, rehatime e detyrime metoda këto të njohura të Begajt për të qëndruar në pushtet.