Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krasniqi i VV-së: 800 mijë euro investime për stadiumin e futbollit që po rrezikon të dështoj përsëri (Foto) – Malisheva Press

Krasniqi i VV-së: 800 mijë euro investime për stadiumin e futbollit që po rrezikon të dështoj përsëri (Foto)

Anëtari i Kuvendi Komunal në Malishevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, duke kritikuar gjendjen aktuale të punimeve që janë bërë në projektin e rinovimit të stadiumit të qytetit në Malishevë. Ai ka publikuar disa fotografi dhe një video të shkurtër nga vendi i ngjarjes, ku vërehen problemet e theksuar në punimet për rinovimin e kësaj fushe.

Krasniqi po ashtu është shprehu se rinovimi i kësaj fushe po bëhet “pa kokrrën e standardeve me bari artificial të kualitetit tejet të dobët, me shteg atletike të betonit që ka kushtuar hiq më pak se 400 mijë euro. Pas ndërtimit tē dështuar të fushës së kaluar me kosto prej 400 mijë euro tani rrezikohet dështimi i dytë me po këtë shumë, pra nē total 800 mijë euro për stadiumin e futbollit që ende nuk është lëshuar shfrytëzim”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë dhe pamjet e publikuara nga z. Krasniqi: