Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Krasniqi i fton të gjithë qytetarët ti bashkohen Vetëvendosjes – Malisheva Press

Krasniqi i fton të gjithë qytetarët ti bashkohen Vetëvendosjes

Kordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, Alban Krasniqi, ka reaguar lidhur me marrëveshjen për koalicion ndërmjet PDK-AAK dhe Nismës. Ai nëpërmjet këtij reagimi ka thënë se “Mbrëmë ranë maskat dhe u hoq mjegulla” Mbrëmë, mashtruesve u doli fytyra e vërtetë dhe i’u dogj karta me të cilën na rropën, na varfëruan, u pasuruan dhe na shtypën për vite të tëra”.

Krasniqi, më tej i ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen VETËVENDOSJES! në rrugëtimin e përbashkët për ta ndalur të keqen dhe për ta ndryshuar vendin, sepse vetëm me VETËVENDOSJEN! është i mundur ndryshimi në këtë vend.

Më poshtë keni reagimin e plotë të z. Krasniqi:

Mirëmëngjesi qytetarë të Malishevës
Mbrëmë ranë maskat dhe u hoq mjegulla.
Mbrëmë, mashtruesve u doli fytyra e vërtetë dhe i’u dogj karta me të cilën na rropën, na varfëruan, u pasuruan dhe na shtypën për vite të tëra.
Por, mos u dëshpëroni dhe mos u dorëzoni! Ata të dorëzuar dhe të nënshtruar na donë
Sot, është një ditë e re por edhe një mundësi e re.
Andaj, nëse SOT bashkohemi , NESËR vjen ndryshimi
E ndryshimi është i mundur vetëm me VETËVENDOSJE-n e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë me ju dhe pranë jush
Ju mirëpresim në zyren tonë, në aktivitetet tona, në rrugëtimit tonë të përbashkët për ta ndalur të keqen dhe për ta ndryshuar vendin tonë.
Gjithmonë me kurrizin drejtë dhe ballin hapur.